Receive all updates via Facebook. Just Click the Like Button Below...

Get this Here

Adrian Gaxha: Froli Mumajesi është "gay"!!

Ka mjaftuar një prononcim i kompozitorit Flori Mumajesi në programin “Thumb” ndaj Adrian Gaxhës, ndërsa u shpreh se ai nuk është këngëtar, për ta acaruar aq shumë Gaxhën, sa të lëshojë një lumë sharjesh pas kësaj ndaj Mumajesit. Me anë të një statusi në rrjetin social “Facebook”, ai e quan Flori Mumajesin “gay”, duke i kujtuar për sa i përket karrierës muzikore se vetë ai ka nisur të merret me muzikë në moshën 5-vjeçare, atëherë kur kompozitori nga Tirana nuk kishte lindur ende. “Me muzikë merrem prej moshës 5 vjeç, atëherë kur ti je qenë në k**** e mamit dhe babit tënd, edhe sot e kësaj dite kultura edhe respekti ndaj punës s’ma kanë lejuar të them as një fjalë të keqe apo ta kritikoj ndonjë muzikant, ndërsa ti je zënë me krejt estradën dhe je tu u mundu me u kap dy herë me mua edhe me më kritiku!  Kush je ti? Çfarë je ti? E quan veten kompozitor. E krejt e dimë që, pikësëpari, shkallën e parë c-dur s’di ça është. Të gjitha këngët që të patën sukses, t’i bënë njerëz të tjerë edhe në fund veten e nënshkruan si kompozitor duke i lënë ata të merituarit në hije!! A je këngëtar?? Hahah, po jam i bindur që zhurmë ma të bukur ki me qit prej b*** se sa prej gojës se b*** e ke ma të zgjeruar se gojën se je GAY”, shkruan Gaxha. Duket se konflikti filloi në vjeshtën e kaluar, kur molla e sherrit mes dy artistëve u bë kënga “Ngjyra e kuqe”, me të cilën Adriani dhe Florian Beqiri konkurruan në “Kënga Magjike” dhe thyen rekordin e klikimeve në youtube.