Arrestohet studentja, vuri në lojë Papën, gjysmënudo
Studentja e Universitetit Carnegie Mellon u akuzua të premten nga policia për një ekspozim të pahijshëm në publik. Ajo ishte veshur si një Papë, teksa tymoste një cigare dhe në pjesën e poshtme ishte nudo. Gjithashtu edhe një student mashkull u akuzua për të njëjtën arsye, por rasti i tij në Pittsburgh muajin e kaluar nuk ishte shumë i qartë. Katherine O‘Connor, 19 vjeç, u arrestua pasi doli nudo në publik dhe shpërndau prezervativë me një kryq mbi bluzën që i mbulonte gjoksin. Denoncimi për të erdhi nga një peshkop katolik, që u ankua tek autoritetet për ngjarjen e pahijshme.