

Në programin e tij “Zonë e lirë”, Arian Çani i njoftoi miqtë për festën e veçantë që kishte rezervuar për ta, ndërkohë që e la enigmatike se cili ishte personi që do festonte 45- vjetorin në club “Mumja” të shtunën. Ndërkohë që jashtë ekranit u kishte dërguar festa personale të gjithë miqve të tij të afërt, se ishte ai vetë që festonte ditëlindjen, dhe për këtë datë të shënuar u kishte rezervuar atyre një natë jashtë formaliteteve dhe darkave mondane, por një “party” gjithë adrenalinë me perfomancën e dj Katjushës në topless. Dj.Katusha, e ardhur nga Ukraina dhe e njohur për perfomancat e saj topless në clube, ishte surpriza e mbrëmjes me të cilën Çani kishte menduar të argëtonte të ftuarit e tij VIP, në festën e ditëlindjes që e organizoi në club “Mumja” në Tiranë. Katjusha, me të cilën Çani bëri show në programin e tij para dy vitesh pasi e puthi “live’ në studio, ka bërë spektakël për qejfin e Çanit dhe miqve të tij, të cilët kanë ndjekur ritmin e saj gjatë gjithë mbrëmjes, ku luajti dhe Dj. Cerry në momentet e saj të pushimit. Personazhet që i kanë uruar edhe 100 vite të lumtura Arianit, në natën e tij ishin shumë, mes të cilëve Vera Grabocka e Timo Flloko, Oni Pustina dhe e dashura e tij, Linda Poda, Floriana Garo me të fejuarin Tedi, Ermal Mamaqi e Ami Toska, Blendi Fevziu me bashkëshorten e tij, Aleksandër Frangaj, politikanët Sokol Olldashi, Ben Blushi, Sokol Nako etj. Gjithashtu në festën e ditëlindjes së tij ishin pa dyshim analistët Artur Zheji, Andi Bushati, Henri Çili, si dhe artistë e personazhe të njohur, mes të cilëve: Olta Gixhari, Olsi Mingomataj, Ervin Sinjali, Suela Konjari, Genc Fuga, Dr. Flori, Kastro Zizo etj., ndërsa u shfaqën të ekzaltuar para dj. topless. Festa zgjati deri në orët e para të mëngjesit dhe të ftuarit nuk dëshironin të largoheshin nga ajo atmosferë elektrizuese.