Receive all updates via Facebook. Just Click the Like Button Below...

Get this Here

Vuri kamera që të filmonte fantazmat, zbulon se e dashura e tradhtonte me të birin.

AUSTRALI-Vendosi kamera që të filmonte fantazmat, por kapi të dashurën që e tradhtonte me të birin në krevat. 

Kjo është historia që ka ndodhur në Australi në muajin tetor kur burri instaloi një kamera me qëllim filmimin e fantazmave për të cilat ai dyshonte se shëtisnin nëpër banesën e tij. Por kur pa filmimet, zbuloi se e dashura me të cilën jetonte prej 11 vjetësh bënte seks me të birin e tij, vetëm 16 vjeç, të lindur nga një grua tjetër. 

Ai vendosi të tregojë të vërtetën dhe të telefonojë policinë pasi ligji dënon kryerjen e marrdhënieve seksuale nën moshën 17 vjeç. 
Pasi u shpall fajtore, gruaja që për arsye të caktuara nuk përmendet emri i saj, u shpall fajtore nga gjykata. 28-vjeçarja u dënua me 6 muaj burg dhe u urdhërua të rehabilitohet 6 muaj të tjerë në një klinikë për seksin në Tasmani. 

Gjatë procesit gjykatësi citoi: 'Ti je kryesorja që duhet të mbajë përgjegjësi për cfarë ndodhi’. 

Gjithcka ka ndodhur kur gruaja ka shkuar në dhomën e të riut për ta pyetur rreth mësimeve. Dhe pse marrëdhëniet mes tyre kanë qenë të tensionuara, mes njerkës dhe adoleshentit më pas nisi afrimiteti, puthja e parë dhe deri seksi. 
Ndërkohë që ndodhnin të gjitha këto, kryefamiljari kishte vendosur në dhomën e të birit një kamera me qëllim pë të filmuar aktivitete paranormale, por duke qenë se u nis për në punë e harroi kameran ndezur. 

Ndërkohë cifti kanë së bashku një foshnje 18-muajshe. 

Personalisht gruaja këmbënguli se gabimi i saj i vetëm ishtë fakti se ajo nuk e dinte se mosha për seks në Australi ishte mbi 17-vjeç.