Receive all updates via Facebook. Just Click the Like Button Below...

Get this Here

Dënohen abuzuesit e trazirave në Itali

Afatet e burgimit për shtatë policë dhe doktorë që janë sjellë brutalisht ndaj protestuesve në Samitin e G8-ës, të mbajtur në Xhenoa në vitin 2001 i ka mbështetur Gjykata Supreme e Italisë. Për abuzimet e më shumë se 250 njerëzve të arrestuar nga policia pranë kazermave në Bolzaneto vendimi për t,u ndëshkuar varion nga 1 deri në 4 vite burg. Arrestimet erdhën si pasojë e përplasjeve mes protestuesve anti-globalistë dhe policisë para dhe gjatë Samitit. Por, të gjithë ata që u mbajtën në Bolzaneto, rezultuan më pas të pafajshëm. Ata u lëshuan pa asnjë akuzë të ngritur ndaj tyre. Në një incident tjetër gjatë samitit, protestuesi 23-vjeçar Carlo Giuliani u qëllua për vdekje nga një polic. Këtë të premte është marrë ky vendim si pasojë e shqetësimeve që solli një bastisje e policisë në një shkollë ku protestuesit po flinin