Receive all updates via Facebook. Just Click the Like Button Below...

Get this Here

Përse femrat jetojnë më gjatë se meshkujt?

Tani nuk keni më asnjë arsye për të thënë se femrat janë seksi i dobët, duke qenë se janë pikërisht ato që jetojnë më gjatë se meshkujt. Mesatarisht jetojnë nga 5 deri në 7 vite më shumë, por edhe deri në 10 në vendet perëndimore. Nuk është vetëm një çështje faktorësh socialë por është e shkruar edhe në ADN. Dhe jo vetëm në AND-në njerëzore por edhe thuajse te të gjitha speciet. Lajmi vjen nga një studim i shkencëtarëve të universitetit Australian të Monash. Pra, përse femrat jetojnë më gjatë? Shpjegimi është një prej mistereve më intrigues të biologjisë, siç edhe e konsiderojnë studiuesit. Varet nga mutacionet e gjeneve mitokondre, që kthejnë yndyrnat dhe sheqernat në energji për qelizat. Këto mutacione transmetohen nga gjenerata në gjeneratë vetëm te meshkujt, duke akumuluar në këtë mënyrë të gjitha defektet që kanë të bëjnë me jetgjatësinë dhe shëndetin. Ndryshe nga gjenet e tjera të cilat transmetohet tek fëmijët gjysmat nga nëna e gjysmat nga babi, mitokondret trashëgohen tërësisht nga pjesën femëtore. Kjo do të thotë që për femrat, ky mutacion ka efektin e jetëgjatësisë, por janë të dëmshme dhe kanë efekt të kundërt te meshkujt, sepse transmetohen vetëm nga prindi femër. Për shkencëtarët kjo është një anomali e çuditshme e natyrës, çuditërisht edhe kjo e fundit femër