Receive all updates via Facebook. Just Click the Like Button Below...

Get this Here

Stresi ‘çmendet’ pas ish-të dashurës së Noizyt(FOTO - VIDE)

Ajo është padyshim një nga ato vajza që tërheq vëmendjen. Një vajzë, e cila është komentuar jashtë shtëpisë së Big Brother jo vetëm për pamjen shumë joshëse, por edhe për raportin e saj me reperin e njohur Noizy. Është folur shumë se mes tyre ka pasur një histori dashurie, bazuar kjo në disa foto që kanë qarkulluar në fotot e para të gazetave. Por, si ka qenë e vërteta asnjë nuk di ta thotë, pasi Rikja ende nuk ka folur në asnjë media për lojën e saj në BB6.

Pas daljes nga Big Brother, Rikja nuk është fotografuar me Noziyn, por me “rivalin” e tij Stresi. Ata të dy, siç shihet edhe në foto kanë shijuar nën shoqërinë e njëri-tjetrit një kafe dhe duken mjaft miqësorë.

Nuk e dimë nëse Rike, po pretendon të ketë ndonjë bashkëpunim me Stresin dhe kjo ka qenë thjesht një kafe pune. Para pak kohësh u përfol një tjetër foto e Stresit me ish-të dashurën tjetër të Noizy-t, Edita Abazin.

Ajo që na lënë të kuptojmë se mes Stresit dhe Rikes nuk është një raport i largët, është qëndrimi shumë i afërt e miqësor ndaj njëri-tjetrit. Të shohim se çfarë do të ndodhë në vijim dhe se kush do “ta ketë” përfundimisht Riken, vajzën që ka çmendur gjithë djemtë me pamjen e saj. Ama ajo që mund të themi me siguri është se të gjithë e duan!