Prej tri vitesh kosovarja Lavdije Murati, pedikyriste, krahas
klientëve “normalë” përkujdeset edhe për çunat e Borussia Dortmundit.
Shputat e këmbëve te shumica e njerëzve nuk paraqesin diçka
veçanërisht të rëndësishme. Por ka një numër njerëzish të cilët
pikërisht me këmbët e tyre fitojnë shumë para. Për shembull yjet nga
Borussia Dortmund (BVB) si Robert Lewandowski dhe Kevin Grosskreutz. Dhe
pasi që këmbët e futbollistëve ngarkohen shumë dhe shumëçka varet nga
funksionaliteti i tyre për to nevojitet kujdes i veçantë. Eh, pikërisht
këtu “hyn në lojë” Lavdije Murati, gruaja pedikyriste që përkujdeset për
këmbët e yjeve të BVB.
Shiko videon: